Ministrat e financave të zonës së euros dhe FMN-së ranë dakord mbi shpërndarjen urgjente të fondeve, për të ndihmuar Greqinë e mbytur në borxhe.

Është marrë vendimi që vëllimi i borxhit të reduktohet me 40 miliardë euro, ndërsa kësti i ardhshëm i kredisë të kalojë në llogarinë e Athinës më 13 dhjetor dhe do të përbëjë 44 miliardë euro.

Pas lajmit mbi përfundimin e suksesshëm të bisedimeve disa ditore, indekset e tregut të aksioneve aziatike të martën në mëngjes pësuan rritje. Kursit i këmbimit të euros kundrejt dollarit amerikan arriti maksimumin e muajit.