Partinë franceze të qendrës së djathtë "Bashkimi për një Lëvizje Popullore" ("Union pour un Mouvement Populaire", UMP) do ta kryesojë Jean-François Copé. Këtë vendim mori Komisioni i Apelit brenda partisë.

"Komisioni Kombëtar i Apelit të Partisë, - deklaroi Copé, - e konfirmoi zgjedhjen time. Vendimi u shpall dhe tani të gjithë ju duhet të respektoni këtë vendim dhe statutin e familjes sonë politike".

Por ish-Kryeministri François Fillon nuk e njohu vendimin e komisionit të partisë dhe deklaroi se ka ndërmend t’i drejtohet me apel gjykatës.

Zgjedhjet e liderit të partisë u mbajtën një javë më parë. Fitoren e vet në këto zgjedhje e deklaruan të dy kandidatët njëherazi, duke akuzuar njëri-tjetrin për manipulime, falsifikime dhe mashtrim.