Protokolli mbi themelimin e Këshillit të bashkëpunimit në fushën e biznesit Francë-Rusi u nënshkrua sot në takimin e Kreut të Qeverisë së Rusisë Dimitri Medvediev me komunitetin e biznesit të Francës.

Struktura e re ka për qëllim të bëhet një laborator i ideve krijuese për bashkëpunimin industrial midis dy vendeve. Bashkëkryetarë të Këshillit në fjalë u bënë Presidenti i SH. A. "Hekurudhat Ruse" Vladimir Jakunin dhe Kreu i Korporatës aerokozmike franceze "Arianespace" Jean-Yves Le Gall.