0"Për herë të parë në historinë e Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave u arrit fitorja me një shkëputje, diferencë të tillë nga pretendentët e tjerë", - tha në një intervistë ekskluzive me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Sekretarit Ekzekutiv i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kazakistanit Rapil Zhoshibajev, i cili është gjithashtu dhe Koordinator Kombëtar i Expo 2017.

Rapil Zhoshibajev kujtoi, se pas debutimit të suksesshëm të Kazakistanit në Expo 2008 në qytetin spanjoll të Zaragosa, Presidenti kazakistanas Nursulltan Nazarbajev propozoi zhvillimin e kësaj ekspozite ndërkombëtare në Astana.

Më 10 qershor të vitit 2011 Sekretarit të Përgjithshëm të Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave, Vicente Gonzales Lossertales, iu dorëzua aplikimi i kryeqytetit të Kazakistanit për të drejtën e pritjes së ekspozitës Expo 2017. Si rezultat i votimit të fshehtë në Asamblenë e Përgjithshme të Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave Astana, pasi fitoi 103 vota, parakaloi qytetin belg të Liezhit (Liege) dhe u shpall vend i zhvillimit të Expo 2017.

Siç pohoi diplomati kazakistanas, "Lobimi i aplikimit të Astana për të drejtën e pritjes së ekspozitës ndërkombëtare Expo 2017 është kryer me përdorimin e të gjithë mekanizmave dhe burimeve në dispozicion në formatet e bashkëpunimit ndërkombëtar. Nismën tonë e kanë mbështetur në mënyrë mjaft aktive në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në Konferencën e vendeve që nuk kanë dalje në det si dhe në bashkimet ndërkombëtare BRICS (BRIKS- Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut), CIVETS (Kolumbia, Indonezia, Vjetnami, India, Egjipti, Turqia dhe Afrika e Jugut), ASEAN, ESCAP, SCO, ECO dhe të tjera".

Sipas vlerësimit të bashkëbiseduesit të "Zërit të Rusisë", Expo 2017 do të jetë një etapë e re në jetën ekonomike, shoqërore dhe kulturore jo vetëm të Astana, por dhe mbarë Kazakistanit në tërësi. Rreth 1.2 miliardë € do t’i nevojiten Kazakistanit për zhvillimin e Expo.

Pas përfundimit të Expo 2017 në Astana një pjesë e objekteve të ekspozitës dhe platformave ekspozuese mund të përdoren për mrekulli si laboratorë shkencorë, qendra kërkimore, institute hulumtuese. "Ndërtesat e ngritura në funksion të qytezës së Expo mund të përdoren në të ardhmen si fond publik strehimi, i cili do të mundësojë zgjidhjen e problemeve sociale të zhvillimit të kryeqytetit", - tha diplomati. Pas mbajtjes së ekspozitës ndërkombëtare Expo 2017 planifikohet krijimi i "Qendrës kërkimore" si dhe hapja, në bazë të objekteve ekzistuese, e "Muzeut të shkencës". Ngastra e tokës prej 113 ha, e cila është rezervuar nga Bashkia e qytetit Astana për ndërtimin ekspozitës, ndodhet në Rrugën e Mijëvjeçarit (russ. Аллея тысячелетия), pranë objekteve në ndërtim e sipër me rëndësi politike dhe kulturore për qytetin.

Diplomati kazakistanas informoi se më 23 nëntor në Paris, në selinë e Byrosë Ndërkombëtare e Ekspozitave, ai diskutoi me Vicente Gonzales Lossertales përgatitjen e Astana për pritjen e Expo 2017.

"Me qëllim që të respektohen të gjitha kërkesat dhe standardet e Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave dhe të organizohet puna sistematike për koordinimin e veprimeve të Qeverisë së Kazakistanit, planifikohet të mbahet takimi i zgjeruar i Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave me pjesëmarrjen e të gjitha organeve të interesuara shtetërore të Kazakistanit. Hap i radhës i Astana në përgatitjen e Expo 2017 do të bëhet krijimi i korporatës shtetërore me përfshirjen e dikastereve relevante të Republikës", - shtoi diplomati.

0Astana është kryeqyteti i parë i gjithë republikave ish sovjetike që do të bëhet zonjë shtëpie e Expo. Ndoshta, në vitin 2020, stafetën e saj mund ta marrë Ekaterinburgu?