Në përleshjet ndërmjet demonstruesve, të cilët protestojnë kundër zgjerimit të kompetencave ekskluzive të Presidentit të Egjiptit Mohammed Mursi, dhe policisë në Sheshin Tahrir të Kajros u vranë të paktën dy persona, njofton kanali televiziv “Al Jazeera”.

Një prej viktimave vdiq në spital nga helmimi me gaz lotsjellës, të cilin policia e përdori kundër protestuesve. Shkaqet e vdekjes së demonstruesit të dytë ende nuk dihen.

Trazirat në Egjipt nuk po rreshtin që prej disa ditësh. Njerëzit protestojnë kundër deklaratës kushtetuese të Mohammed Mursi, e cila i jep Presidentit plotfuqishmëri ekskluzive legjislative.