Pranë Sheshit Tahrir në kryeqytetin e Egjiptit Kajro po vazhdojnë përleshjet masive të protestuesve me policinë. Forcat e sigurisë përdorën gazin lotsjellës. Mijëra njerëz vazhdojnë të vijnë në shesh për të marrë pjesë në miting.

Njerëzit kërkojnë anulimin imediat të deklaratës kushtetuese, të miratuar të enjten e kaluar nga Presidenti Mohammed Mursi, e cila i jep atij plotfuqishmëri ekskluzive. Të hënën në mbrëmje një përfaqësues i Mohammed Mursi njoftoi se ai është i gatshëm për njëfarë "kompromisi ligjor", por opozita nuk i beson atij.

Forcat e sigurisë të Egjiptit deklaruan se që nga fillimi i demonstratave janë arrestuar rreth 350 persona.