Presidenti egjiptian Mohammed Mursi të hënën u takua me përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor Suprem të vendit. Rezultat i negociatave të vështira u bë kompromisi i propozuar më parë nga gjyqtarët - të paprekura do të mbeten vendimet e Presidentit lidhur me çështjet e sovranitetit të Egjiptit. Dispozitat e Deklaratës Kushtetuese mbi imunitetin e dekreteve presidenciale nga proceset gjyqësore do të mbeten në fuqi deri në miratimin e një kushtetute të re.