Në Britaninë e Madhe nuk po pushojnë shirat me rrebesh. Si pasojë e përmbytjeve kanë humbur jetën të paktën dy persona dhe janë përmbytur më shumë se 800 shtëpi. Në disa zona niveli i ujit është rritur deri në pesë metra. Është ndërprerë qarkullimi në shumë autostrada dhe hekurudha. Fronti i stuhisë është larguar nga juglindja dhe po zhvendoset drejt veriut të vendit.