Disa bashkëpunëtorë të Shërbimit të Sigurimit të Shtetit të Belgjikës publikuan hapur të dhënat mbi veten dhe vendin e tyre të punës në rrjetet sociale “LinkedIn” dhe “Facebook”. Zbulimi i profilit të bashkëpunëtorëve të sigurimit nuk përbën ndonjë vështirësi.

"Në Agjencitë ruse dhe kineze të shërbimit të zbulimit punojnë mijëra njerëz, - deklaroi një përfaqësues i lartë i Shërbimit të Sigurimit. - Ata kanë burime kuadrosh e kohë për të gjetur të tilla shënime dhe për të përdorur informacionin që ato përmbajnë. Duke u regjistruar në këto sites, njerëzit tanë e shndërrojnë veten në shënjestër për veprime armiqësore".

Një situatë e tillë nuk është krijuar vetëm në Belgjikë. Për shembull, më shumë se 200 përdorues të “LinkedIn” quajnë si vendin e tyre të punës CIA-n e SHBA-ve, ndërsa në “Facebook” është e lehtë të gjenden bashkëpunëtorët e Drejtorisë kryesore të sigurisë së jashtme të Francës.