Ambasadori me detyra të posaçme i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Anvar Azimov, njoftoi në një konferencë për shtyp në Moskë se Samiti BE-Rusi do të zhvillohet më 21 dhjetor në Bruksel. Azimov gjithashtu u prononcua lidhur me çështjen e heqjes së regjimit të vizave midis BE-së dhe Rusisë.

"Sipas pikëpamjes sonë, dokumenti për zbatimin e hapave të përbashkëta për kalimin në një regjim pa viza është zbatuar. Ne jemi të gatshëm për të përmbushur detyrimet tona në bazë të dokumentit deri në fund të vitit 2013. Shpresojmë se të njëjtën gjë do të bëjë dhe BE-ja. Nëse deri në fund të vitit 2013 nuk do të ketë ndonjë progres të dukshëm në drejtim të hartimit të një marrëveshjeje (për regjimin pa viza), Rusia do të nxjerrë atëhere për veten konkluzionet përkatëse. Ju e dini, rusët janë të vështirë për t'u vënë në zgjedhë (për t'u mbrehur), por nëse arrihet kjo atëhere goditjet e tyre janë adekuate dhe asimetrike. Ne jemi kundër kësaj. Unë mendoj se ne duhet të biem dakord megjithatë", - deklaroi zyrtari rus.