Një banore e Ohio, e cila ka hyrë në shtëpinë e dikujt tjetër dhe e ka pastruar atë, është dënuar me një vit burg me kusht.

Siç rrëfeu 53-vjeçarja Susan Warren, duke kaluar me makinë pranë një shtëpie ajo papritur ndjeu dëshirën për të "bërë diçka". Gruaja hyri në shtëpi, lau filxhanët, hodhi plehrat, pastroi me fshesën me korrent qilimat dhe fshiu pluhurat. Para largimit Warren shkroi në një pecetë letre faturën prej $ 75 dhe la numrin e saj të telefonit. Në gjykatë Warren tregoi se qëndroi në shtëpi për rreth 3 orë. Gjatë gjithë kësaj kohe të zotët e shtëpisë flinin në katin e dytë.

Warren zotëron një kompani pastrimi dhe sipas fjalëve të saj herë pas here hyn në shtëpitë e të tjerëve, i pastron ato dhe lë faturën për punën e kryer.