Në Turqi ka nisur procesi gjyqësor ndaj hakerëve të grupit "Redhack". Dhjetë prej anëtarëve të tij janë akuzuar për terrorizëm. Ata rrezikojnë të përballen me një dënim me burgim nga 8 deri në 24 vjet.

Sipas dëshmive të prokurorisë, në vitin 1997 hakerët përfituan ilegalisht akses në bazën e disa dokumenteve konfidenciale dhe në informacionet personale të përdoruesve të Internetit, si dhe thyen sistemet private pa autorizim.

Ndër viktimat e sulmeve të tyre janë edhe disa organe shtetërore, në veçanti, të zbulimit dhe Autoriteti i Kontrollit të Internetit. Sipas prokurorisë në këtë mënyrë hakerët kanë dobësuar punën e organeve shtetërore. Të akuzuarit pretendojnë se veprimet e tyre ishin pjesë e luftës për lirinë e shprehjes.