Të martën përfaqësuesit e NATO-s dhe ushtrisë turke do të fillojnë shqyrtimin e vendeve të vendosjes së planifikuar të komplekseve raketore "Patriot" në kufi me Sirinë, njoftoi sot Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë.

Sistemet e raketave, që Ankaraja i ka kërkuar NATO-s, kanë si qëllim mbrojtjen nga sulmet e mundshme raketore nga Siria dhe nuk do të përdoren për të krijuar zona ndalim-fluturimi ose në operacione sulmuese, deklaroi Shtabi i Përgjithshëm.