Pas numërimit të 100% të votave të zgjedhjeve të mbajtura në Katalonjë u shpall mbi fitoren e koalicionit nacionalist “Konvergjenca dhe Bashkimi i Katalonjës” (Convergencia i Unio de Catalunya, CiU), i cili fitoi 30% të votave të elektoratit. Pjesëmarrja e votuesve përbëri rreth 70%.

0"Konvergjenca dhe Bashkimi" arriti të fitojë 50 nga 135 vendet në parlament, pa mundur t’i sigurojë dot vetes shumicën absolute. Por njëkohësisht edhe 21 mandate morrën aleatët e tyre - “Republikanët e Majtë të Katalonjës" (Esquerra Republicana de Catalunya, ERC). Të dyja partitë janë të bindjeve nacionaliste dhe bëjnë thërrje për zhvillimin e një referendumi mbi ndarjen e këtij rajoni nga Spanja.