Opozita siriane pohon se një aeroplan i forcave qeveritare hodhi një bombë thërrmuese mbi një fshat, i cili është nën kontrollin e rebelëve, ku si pasojë u vranë 10 fëmijë.

Aktivistët shpërndanë në Internet një video, në të cilën duken fëmijët e vdekur të shtrirë në tokë. Video, sipas komenteve të rebelëve, ishte filmuar në fshatin Deir el-Asafir, i cili ndodhet në lindje të Damaskut.

0Në adresë të forcave qeveritare edhe në të kaluarën kanë tingëlluar akuza në lidhje me faktin se aviacioni i tyre përdor bomba thërrmuese. Ende nuk ka komente nga ana e autoriteteve lidhur me këtë incident.