Komanda e Flotës Ushtarake Detare ruse, pasi shqyrtoi projektin e aeroplanmbajtëses me perspektivë, e cilësoi atë si të bazuar në teknologjinë e viteve ‘80 dhe tashmë të vjetëruar.

Sipas një burimi në komandën e Flotës ushtarake, ajo çka paraqitën konstruktorët ishte në fakt një aeroplanmbajtëse "Uljanovsk" e projektit 1143.7, e papërfunduar për shkak të shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Deri në vitin 2020, kur aeroplanmbajtësja mendohet të pranohet në radhët e armatimeve, SHBA-të do të disponojnë anije shumë më bashkëkohore.

Në përputhje me kërkesat e Flotës Ushtarake Detare të Rusisë, aeroplanmbajtësja duhet ta parakalojë me një dekadë kohën e vet të projektimit, duke zgjidhur një sërë detyrash praktike në pothuajse të gjitha mjediset - në kozmos, në ajër, në tokë, në ujë dhe nën ujë.