0Pas kësaj do të përcaktohet data e saktë, konkrete e nënshkrimit të marrëveshjes. Bashkëpunimi me Rusinë është miratuar tashmë nga vendet anëtare të ESA-s në takimin e tyre në Napoli. Evropianët kanë shpenzuar deri tani për realizimin e këtij projekti më shumë se 400 milionë euro. Shpenzimet totale të Agjencisë Hapësinore Evropiane vlerësohen në më shumë se një miliard euro.

Projekti fillimisht ishte evropiano-amerikan. Më vonë me të u bashkua edhe Rusia, kurse NASA u tërhoq prej tij për arsye financiare. Kështu që drejt Planetit të Kuq do të fluturojnë raketat ruse "Proton". Projekti "EkzoMars" parashikohet të zhvillohet me dy etapa. Lëshimet janë planifikuar për vitet 2016 dhe 2018. Me "Proton-in" e parë në Mars do të niset moduli orbital dhe i ashtuquajturi demonstrues i uljes (aparati i aterimit). Me ndihmën e tyre evropianët do të mund të përpunojnë teknologjitë e reja për ta të depërtimit në atmosferën marsiane, për uljen dhe aterimin në sipërfaqen e këtij planeti. "Demonstruesi" do të pajiset vetëm me sensorë për monitorimin e procesit të uljes dhe aterimit. Ndërsa në modulin orbital do të instalohen disa pajisje ruse, thotë shkencëtari rus Aleksandër Zaharov:

- Ato përfaqësojnë në vetvete tre spektromatës (spectrometers) të diapazonit të frekuencave infra të kuqe. Një për monitorimin e monoksidit të karbonit (CO) dhe ujit (H2O) në atmosferën e Marsit, i dyti për matjen e metanit në atmosferën e tij dhe i treti për monitorimin e temperaturës së atmosferës. Është edhe një detektor neutron për studimin e shpërndarjes së ujit nën sipërfaqen e Marsit në thellësinë deri në një metër.

Detektori do të bëjë të qartë situatën me rrezatimin në orbitë, gjë e cila është fort e rëndësishme, madje aktuale për ekspeditat e ardhshme të pilotuara. Përsa i përket metanit: shkencëtarët janë tej mase të interesuar të mësojnë se prej nga ku ka ardhur ai në Mars. Aparati orbital do të përpilojë hartën e pikave të daljes së metanit nga thellësitë e gjirit të planetit për të përcaktuar vendin e aterimit në etapën e ardhshme të "EkzoMars-it".

Në vitin 2018 në përbërjen e ekspeditës është përfshirë edhe platforma e uljes, e cila është përpunuar dhe konstruktuar nga Shoqata Prodhuese dhe Shkencore me emër të S. A. Llavoçkin (russ. «Научно-производственное объединение им. С. А. Лавочкина», НПО), e cila do të çojë në sipërfaqen e planetit Mars rover-in evropian. Në këtë platformë do të instalohen kryesisht pajisje ruse. Misioni i Mars rover-it evropian - kërkimi i bakterieve të lashta - është llogaritur për gjashtë muaj. Në ditë ai do të përshkojë nga 100 metra, duke bërë shpime për marrjen e mostrave tokës. Kurse platforma duhet të punojë të paktën një vit. Ajo do të duhet të ushqehet me energji nga bateria bërthamore.

0Në takimin e ESA-s u deklarua gjithashtu se Agjencia mund të nënshkruajë një marrëveshje të veçantë me Rusinë për dërgimin e aparatit orbital për studimin e tre satelitëve natyrorë të Jupiterit: Ganymede, Callisto dhe Europa. Misioni do të startojë në vitin 2022, sipas shumë gjasave, me raketën "Proton". Afërsisht në të njëjtën kohë mund të realizohet edhe lëshimi i misionit automatik ruso-evropian për sjelljen e dheut nga një prej poleve të Hënës në Tokë. Gjatë zhvillimit të tij do të merret parasysh përvoja e "EkzoMars-it".