“KAMAZ” filloi prodhimin e autobusëve të markës së vet në Kolumbi. Për këtë njoftoi përfaqësuesi zyrtar i kësaj kompanie në Sallonin e 13-të Ndërkombëtar të Automjeteve në Bogota.

0Autobusët montohen në bazë të shasisë së zhvilluar nga konstruktorët e kompanisë “ KAMAZ” posaçërisht për kushtet lokale në uzinën Busscar, në departamentin e Risaralda. Deri tani janë montuar 16 automjete, por në fillim të vitit 2013 në ndërmarrjen e kompanisë në Kolumbi do të sillen shasi edhe për 50 autobusë të tjerë.