Palestinezët i quajnë foshnjat e sapolindura, në nder të komandantëve të “Hamas-it” të vrarë gjatë konfliktit të fundit të armatosur, si dhe u vënë atyre emrat e raketave iraniane, me të cilat terroristët sulmuan Izraelin.

Një banor i Gazës e quajtur djalin e tij, i cili lindi të premten e kaluar, Fajr. Në këtë mënyrë, sipas fjalëve të babait, ai vendosi të shprehë mirënjohjen e tij ndaj Iranit, i cili furnizoi Gazën me raketa.

0Një palestinez tjetër e quajti gjithashtu fëmijën e vet Fajr, duke parashikuar "të ardhmen e tij të ndritur në radhët e rezistencës palestineze". "Ai do të sjellë raketat, emrin e të cilave dhe mban, për të shpëtuar Palestinën nga pushtimi izraelit" - deklaroi babai i lumtur.