Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvediev konfirmoi planet e qeverisë për të reduktuar pjesën e shtetit në kompaninë "Rosneft".

Shteti do të duhet të vendosë se deri në çfarë niveli do të zvogëlojë praninë e tij në këtë kompani. "Në fillim ky mund të jetë një nivel mbi atë të paketës së kontrollit. Më pas mund të jetë çdo nivel: kjo do të varet nga shkaqe të ndryshme - nga prioritetet dhe gjendja ekonomike e kompanisë dhe, në përgjithësi, nga ekonomia botërore", - tha Kryeministri rus.