0Fillimisht planifikohej që stadiumi të ndërtohej në zonën ku lumi Samara derdhet në lumin Vollga. Arena e re, e projektuar për 45.000 vende spektatorësh, mund të ndryshonte seriozisht imazhin historik të qytetit, ku janë ruajtur deri në ditët tona ndërtesa të periudhës së shekujve XVI-XIX-të. Kurse tani u morr vendimi që kompleksi sportiv dhe gjithë infrastruktura e nevojshme të ndërtohet në një hapësirë të shkretë, pa banesa, në një nga zonat periferike të qytetit. Ndërtimi i objektit sportiv do të kushtojë rreth 400 milionë $ dhe do të fillojë që vitin e ardhshëm.

Samara ka grumbulluar tashmë një përvojë të madhe në zhvillimin e turneve të mëdha të futbollit, duke përfshirë edhe ato ndërkombëtare, tha Nënkryetari i Federatës së Futbollit të qytetit Samara Sergei Marushko:

- Këtë vit për herë të parë në qytetin tonë ne zhvilluam Superkupën e futbollit të vendit, ku luajtën ekipet "Zenit" (russ. «Зенит») dhe "Rubin" (russ «Рубин»). Vitin e kaluar filluam turneun ndërkombëtar “Portat e Vollgës” (russ. «Волжские врота») mes ekipeve më të mira të botës me afat deri në 15 vjet. Tek ne kanë ardhur tashmë ekipe të tilla si “Chelsea”, “Olympique de Marceille”, “Español”, “Olimpiakos Piraeus”. Kështu që njëfarë përvoje ne e kemi grumbulluar tashmë.

Zonë kryesore e përqëndrimit të tifozëve në qytet mund të bëhet Sheshi Kujbishev, i cili konsiderohet si sheshi më i madh në Evropë. Territori i tij është 17.4 hektarë, sipërfaqe kjo vetëm një hektar më e madhe se Sheshi i Kuq në Moskë.

Në pushimet midis ndeshjeve në stadium dhe transmetimeve në ekranet e mëdha në zonat e akomodimit të tifozëve, turistët do të kenë mundësi të shikojnë një nga bunkerët e vërtetë të qeverisë. Fakti është se gjatë së Luftës së Dytë Botërore pikërisht në këtë qytet ndodhej, si i thonë fjalës, "kryeqyteti revervë" i Bashkimit Sovjetik, tregon guida shoqëruese e grupeve të turistëve Emma Hazanova:

- Në vitin 1942, kur qyteti ynë ishte "kryeqytet rezervë", këtu ka pasur një qeveri. Pritej ardhja e Stalinit, për të cilin dhe u ndërtua bunkeri në një thellësi prej 37 metrash. Pas luftës qyteti ynë u bë kryeqyteti i kozmonautikës. Pikërisht në qytetin tonë filloi konstruktimi i raketëmbajtëseve të para. Midis tyre edhe raketëmbajtësja që nxorri në hapësirën kozmike anijen e kozmonautit të parë të Tokës, Juri Gagarin. Ne kemi madje dhe një muze, i cili përmban objekte unikale, duke përfshirë edhe kamerat, me të cilat kozmonautët zbrisnin në Tokë nga hapësira.

Përveç industrisë së prodhimit të raketave, në Samara ndodhet edhe uzina e prodhimit të avionëve për pasagjerëve të modelit “Tu” (russ. «Ту»).

0Në vitin 2014 do të përfundojë rikonstruktimi i aeroportit ndërkombëtar “Kurumoç”, i cili do të mund të presë aeroplanët e pasagjerëve dhe avionët e transportit të të gjitha llojeve, pa kufizime në peshë. Aeroporti që tani pret fluturimet e rregullta nga Parisi, Frankfurti, Barcelona, Paphosi, Varna, Praga, Tel Avivi, Dubai dhe nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Përveç kësaj, qyteti ka edhe një port të madh lumor, nga i cili me anije mund të arrihet praktikisht në të gjitha qytetet që do të presin ndeshjet e Kampionatit Botëror të Futbollit të vitit 2018.