Në kryeqytetin e Katarit - Doha po fillojnë bisedimet e përkushtuara ndryshimeve klimatike të Tokës dhe rregullimit të emetimeve të gazrave serrë. Përfaqësuesit e rreth 200 vendeve do të diskutojnë mundësinë e zgjerimit në vitin e ardhshëm të Protokollit të Kiotos.

Në raportin e OKB-së, të publikuar javën e kaluar, thuhet se niveli aktual i emisioneve të të ashtuquajturave gazra me efekt serrë është rreth 14% më i lartë se shifra që duhet të arrihet deri në vitin 2020.