0Të paktën 13 persona kanë gjetur vdekjen në qytetin pakistanez Lahore, pasi u helmuan me shurup kolle. Pesë viktima të helmimit u dërguan në spital në gjendje të rëndë. Të gjitha viktimat u përpoqën të provokonin gjendjen e dehjes, duke e përdorur këtë shurup në doza të mëdha, sepse medikamenti është i përgatitur mbi një bazë alkoolike. Në Pakistan shitja dhe konsumimi i alkoolit ndalohet për qytetarët.