Sot për herë të parë në Norvegji është transmetuar publikisht video e sulmit terrorist, të kryer nga Anders Breivik në korrik të vitit të kaluar në Oslo. Në kuadrot e kamerës së kontrollit, të shfaqura nga kompania televizive NRK, shihet se si terroristi parkon makinën në zonën e vendndodhjes së zyrave qeveritare në Oslo, pastaj del jashtë me shpejtësi. Pikërisht në atë moment dhe shpërthen makina.

Video është pjesë e një filmi dokumentar që NRK do ta shfaqë të martën në mbrëmje.