Në veri të Meksikës, në shtetin Chihuahua, u gjetën 19 trupa meshkujsh të varrosur në një varr.

0Sipas fjalëve të ekspertëve të mjekësisë ligjore, 11 nga trupat e gjetur, ka shumë mundësi, të jenë varrosur dy vjet më parë. Tetë trupat e tjerë, në të cilët u gjetën gjurmë të torturave, janë varrosur vetëm pak ditë më parë. Shteti Chihuahua është vatra kryesore e luftës kundër klaneve mafioze të lëndëve narkotike.