Një nga kompanitë më të mëdha të sigurimeve të Kinës Ping An kërcënon me gjyq gazetën amerikane "The New York Times", e cila botoi të dhënat mbi të ardhurat financiare të Kryeministrit të larguar nga detyra Wen Jiabao.

Në artikull thuhet se burimi kryesor i të ardhurave të Wen Jiabao janë aksionet e kompanisë Ping An. Madje më tepër se kaq, thuhet se kapitali i Ping An u rrit në sajë të reformave të qeverisë të ndërmarra në vitin 2004.

Investimet e të afërmëve të ish-Kryeministrit mbulojnë disa sektorë të ekonomisë së Kinës, ndërsa pasuria e tyre, sipas të dhënave të mëparshme të gazetës, u rrit me më shumë se 2 miliardë dollarë që nga koha kur Wen Jiabao u vendos në krye të Këshillit Shtetëror të Kinës.

Ping An i konteston këto pohime dhe deklaron se në artikujt e botimit "The New York Time" ka pasaktësi serioze dhe shtrembërime të fakteve.