Ushtarakët izraelitë njoftuan mbi testimin e suksesshëm të një sistemi të ri të mbrojtjes nga raketat. Sistemi “David's Sling” (“Llastiqet e Davidit") është i aftë të kapë raketat me trajektore fluturimi nga 70-300 km.

Testet e këtij sistemi u kryen javën e kaluar. Pas përfundimit të ciklit të provave sistemi do të bëhet pjesë e mbrojtjes shumënivelëshe të vendit nga sulmet e raketave, duke përfshirë edhe ato që lëshohen prej Rripit të Gazës. Supozohet se kompleksi i ri do të hyjë në dezhurn luftarak në pajisjet e ushtrisë në vitet 2014-2015.