Ministri Izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak njoftoi sot mbi largimin e vet nga politika, duke deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 22 janarit të vitit të ardhshëm. Ai tha gjithashtu se do të mbetet në postin e ministrit të mbrojtjes deri në kohën e formimit të qeverisë së re, gjë kjo që mund të ndodhë pas rreth tre muajsh.

0Aktualisht 70-vjeçari Ehud Barak, i cili është i njohur si një nga ekspertët kryesorë më të autoritetshëm ushtarakë të vendit, udhëheq partinë politike "Pavarësia" të orientimit liberal, sionist dhe centrist. Në periudhën e viteve 1999-2001 Ehud Barak pat zënë postin e Kryeministrit të Izraelit.