Shërbimi Federal i Rusisë për kontrollin e trafikut të drogës përfshiu për disa orë në regjistrin e faqeve të Internetit të ndaluara në Rusi IP-adresat, të cilat i përkasin korporatës “Google”.

Adresa 173.194.71.132 përfshihej në listën, e cila është publikuar në faqen e Internetit zapret-info.gov.ru. Rreth 11:00 sipas orës lokale të Moskës adresa u fshi nga lista. Në këtë adresë ndodhet faqja e kërkimit të “Google”.

Javën e kaluar në regjistrin e domeneve të ndaluara për një kohë u fut faqja e Internetit që transmeton video “YouTube”, siç u konfirmua, si pasojë e një gabimi teknik.