Ish-Kryeministri i Francës Francois Fillon, kandidat për postin e liderit të partisë së qendrës së djathtë "Bashkimi për një Lëvizje Popullore" (“Union pour un Mouvement Populaire), është gati për të ngritur padi në gjykatë.

Rivali i tij Jean-François Copé i refuzoi ndërmjetësimin veteranit të partisë Alain Juppé, i cili destinohej të përpiqej për të zgjidhur krizën e rëndë në historinë e lëvizjes që e përçau partinë më dysh. "Kopistët" (mbështetësit e Copé) mendojnë se për momentin është i mjaftueshëm komisioni i posaçëm që po merret me hetimet e shkeljeve në zgjedhje. "Fijonistët" (mbështetësit e Fillon) e konsiderojnë atë jolegjitim.

0Zgjedhjet për liderin e partisë u mbajtën një javë më parë. Të dyja palët e akuzuan njëra-tjetrën për mashtrime, falsifikime dhe manipulime.