Presidenti i Egjiptit Mohammed Mursi lëshoi një deklaratë në mbrojtje të dekretit të vet, e cila ndalon apelimin e çdo vendimi të presidentit në gjykatë. Mursi siguroi se kjo është vetëm një masë e përkohshme.

0Në deklaratën, e cila konsiderohet si hapi i parë i presidentit për tu dalë përpara kritikëve të dekretit të tij, thuhet gjithashtu se Mursi është i gatshme të punojë me të gjitha forcat politike në vend për të arritur në një konsensus në lidhje me projektin e kushtetutës së re të Egjiptit.