Në Egjipt gjatë përleshjeve midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të Presidentit Mohammed Mursi u vra një adoleshent 15-vjeçar. Siç njoftuan përfaqësuesit e lëvizjes "Vëllazëria Myslimane", viktima ishte anëtar i lëvizjes.

Njoftohet gjithashtu edhe për 60 të plagosur në qytetin Damanhur, ku ndodhet selia e përfaqësisë së "Vëllazërisë Myslimane", të cilën protestuesit u përpoqën ta marrin me sulm.

0Si shkas për shpërthimin e trazirave në vend shërbeu dekreti i Presidentit Mohammed Mursi, i cili ndalon sfidimin e çdo vendimi të Presidentit. Opozita e quajti këtë - fillim të një diktature të re.