Bashkimi Evropian ka ndërmend të krijojë një "listë të zezë" të kolonëve izraelitë të njohur për veprimtarinë e tyre ekstremiste. Në përputhje me rekomandimet, atyre do t’u bllokohet hyrja në shtetet anëtare të BE-së. Kjo është njoftuar nga gazeta izraelite "Haaretz", e cila citon një burim në qarqet diplomatike të BE-së.

Sipas fjalëve të diplomatit, vendimi përfundimtar në rang ministrash të jashtëm ende nuk është marrë, por ekspertët e Komisionit Europian për Lindjen e Mesme rekomandojnë fillimin e këtij procesi.