Raketëmbajtësja "Proton-M" u dëmtua gjatë transportimit për në kozmodromin "Bajkonur". Detajet e kësaj ndodhie nuk bëhen të ditura. Dihet vetëm se janë dëmtuar blloqet e vrullit (akseleratorit) të fazës së parë.

Raketa ishte projektuar për lëshimin e satelit “Satmex 8” të planifikuar për në 27 dhjetor. Në kozmodrom po dërgohet tani raketa rezervë, kështu që lëshimi do të realizohet sipas grafikut.