Kompania turke “Otokar”, e cila merret me zhvillimin e tankut të ri kryesor luftarak “Altay”, zbuloi disa karakteristika të makinës luftarake premtuese.

Sipas të dhënave të “Otokar”, “Altay” me peshë prej 60 ton do të jetë i pajisur me një motor me kapacitet 1500 kuaj-fuqi dhe aparat hidropneumatik. Tanku do të ketë armën kryesore me kalibër 120 milimetra dhe gjatësi të tytës të barabartë me 55 kalibra.

0Makina luftarake do të kompletohet gjithashtu me një pajisje të forcës ndihmëse, përgjegjëse për prodhimin e energjisë për sistemet e bordit, duke përfshirë sistemin e kontrollit të zjarrit, kërkimit dhe njohjes së objektivit, sistemin informativ tëdrejtimit dhe komunikimit, sistemin e mundësimit të jetës dhe shikimit 360 gradësh.