Sberbank (Banka e Kursimeve) e Rusisë në sfondin e krizës në zonën e euros realizoi një nga historitë e më të mëdha të suksesit në Evropë. Një vlerësim të tillë bëri gazeta britanike “The Financial Times”. Siç vë në dukje botimi, Sberbank, e cila është banka më e madhe në Rusi, këtë vit nënshkroi dy marrëveshje historike, të cilat i lejojnë asaj të zgjerojë praninë e vet në Evropë.

0Si rezultat i marrëveshjes së parë ajo bleu një rrjet të degëve rajonale që ishin pronësi e bankës austriake “Österreichische Volksbanken”. Hapi tjetër ishte përvetësimi i “Denizbank” - një nga bankat më të mëdha private në Turqi, i cili u shndërrua në marrëveshjen më ambicioze në të gjithë historinë 170-vjeçare të Sberbank të Rusisë.