Felipe Calderon mendon se nga emri i vendit është e nevojshme të hiqen fjalët "Shtetet e Bashkuara". Këtë projektligj Kreu i shtetit e dërgoi në parlament më 22 nëntor.

0"Erdhi koha që meksikanët t’i kthejnë atdheut të tyre emrin e bukur dhe të thjeshtë: Meksika", - deklaroi Felipe Calderon. Ai theksoi se emri i vendit u shfaq në shekullin e 19-të "për të imituar shtetet e tjera". Vendi u emërua “Shtetet e Bashkuara Meksikane” në vitin 1824, pasi u arrit pavarësia nga Spanja.