Koreja e Veriut mund të realizojë në fund të nëntorit lëshimin e një rakete balistike. Për lëshimin e planifikuar Japonia dhe Korea e Jugut u njoftuan nga qeveria amerikane. Sipas këtij informacioni, në fillim të nëntorit u vu re transportimi i ngarkesave të mëdha, me sa duket ato ishin pjesë të raketave nga uzina ushtarake në Phenian drejt kozmodromit perëndimor Sohae.

0Analiza e fotografive të bëra nga satelitët spiunë të SHBA-ve tregon se raketa është identike me atë që Koreja e Veriut lëshoi në prill të këtij viti. Në prill lëshimi i raketës u realizua brenda 20 ditëve, pasi pjesët e saj u transportuan në kozmodrom.