Koreja e Jugut do të përkutojë sot përvjetorin e dytë të sulmit të ndërmarrë nga Koreja e Veriut ndaj ishullit kufitar Enphendo. Në ishullin që përjetoi sulmin do të hapet një kompleks memorial dhe do të kryhen stërvitje ushtarake, por pa të shtëna me municione luftarake.

Peniani, ndërkohë, i këshilloi Seulit që të përmbahet nga ceremonitë përkujtimore në ishull dhe e kërcënoi atë se do ta godasë përsëri.

0Artileria bregdetare e Koresë së Veriut qëlloi mbi ishullin koreanojugor më 23 nëntor të vitit 2010. Si rezultat u vranë katër persona. Koreja e Veriut i motivoi veprimet e veta me faktin se stërvitjet ushtarake që po zhvillonte Seuli në këtë zonë kërcënonin sigurinë e saj.