Kompania japoneze “Toshiba” prezantoi robotin katërkëmbësh për vëzhgimin, kontrollimin e ambienteve të brendshme të centralit bërthamor “Fukushima-1”. Pajisja u quajt "Quadruped". Ajo peshon 65 kilogramë, ka një lartësi prej 105 centimetrash dhe mund të përballojë rrezatimin deri në 100 milizivert në vit. "Quadruped" mund të lëvizë në sipërfaqe me reliev të thyer, duke përfshirë këtu edhe ngjitjen e zbritjen nëpër shkallë.

0Aktualisht kushtet brenda ambienteve të elektrostacionit atomik përbëjnë rrezik vdekjeprurës për njeriun, kështu që vrojtimi i centralit bërthamor mund të realizohet vetëm duke përdorur teknikën robotike.