Trupat ushtarake izraelite hapën zjarr mbi një grup banorësh të Rripit të Gazës, duke vrarë njërin prej tyre dhe plagosur rreth 15 të tjerë. Ky është incidenti i parë i tillë për një ditë e gjysëm armëpushimi.

0Të shtënat filluan në rajonin e qytetit Khan Yunis, në jug të enklavës palestineze. Një dëshmitar okular njoftoi se zjarrit të hapur iu nënshtrua një grup banorësh civilë - ata po ktheheshin në shtëpitë e tyre dhe u futën në zonën kufitare zakonisht të mbyllur për banorët e Gazës.