Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinexhad e krahason me tekat e fëmijëve synimin e Izraelit për të zhvilluar një operacion ushtarak kundër Republikës Islamike.

"Ne jemi kundër hegjemonisë së Izraelit. Ata duan të sulmojnë Iranin, por kjo ngjan me një dëshirë fëmije", - njoftoi ai në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e Pakistanit Islamabad, pas pjesëmarrjes në takimin e "Tetës në zhvillim".

Sipas fjalëve të Presidentit të Iranit, autoritetet izraelite janë të vetëdijshme për faktin se Irani nuk ka ndërmend të sulmojë askënd.