Laurent Brayard:

0Rusia po i hapet botës. Përveç Moskës dhe Shën Petersburgut tani, në sajë të Lojrave Olimpike Dimërore, bota mësoi për ekzistencën e qytetit Soçi. Me çfarë kryeqyteti i Uralit - një rajon ky që ndodhet në udhëkryq të Evropës dhe Azisë - duhet të tërheqë vëmendjen e selektorëve (përzgjedhësve)?

Arkadi Dvorkoviç: Me të vërtetë, ne për llogari të zhvillimit të evenimenteve të mëdha tregojmë skaje të ndryshme të vendit tonë, përveç Moskës, Shën Petersburgut, tani edhe Soçin. Në Vladivostok u mbajt Samiti i APEC-ut, vitin e ardhshëm do të demonstrojmë Kazanin, i cili do të presë Universiadën Botërore. Kurse pas gjashtë vjetësh do të prezantojmë edhe tetë qytete të tjera që do të presin, përveç tre të sipërpërmendurave, ndeshjet e Kampionatit Botëror të Futbollit 2018. Në këtë mënyrë ne do të bëjmë të njohura për gjithë botën 12 qytete ruse. Unë mendoj se Ekaterinburgu mund të jetë tërheqës si një nga qendrat kryesore shkencore dhe arsimore, si qytet që ka shumë studentë, studiues, ku kompanitë e mëdha aplikojnë teknologji të reja në prodhimin e tyre real. Përveç kësaj, Ekaterinburgu ndodhet në një vend shumë të përshtatshëm në aspektin e logjistikës - në rrugën e lëvizjes së mallrave midis Evropës dhe Azisë. Dhe ky është një faktor shumë i rëndësishëm. Sepse, në fund të fundit, Expo është e lidhur me biznesin. Ekaterinburgu e ka të zhvilluar biznesin, ai zotëron edhe potencial për rritjen e shpejtë të biznesit. Kështu që ky qytet ka shans për sukses.

Laurent Brayard: Si e shihni ju zhvillimin e Ekaterinburgut në përputhje me moton e Expo 2020 "Intelekti Global" (“Global Mind”)?

Arkadi Dvorkoviç: Ekzistojnë tre tema kryesore. E para - Universiteti Shtetëror Arsimoro-Shkencor i Uralit është duke zbatuar në jetë një program ambicioz zhvillimi, i cili përfshin në vetvete formimin brenda mureve të Universitetit të një qendre të fortë ndërkombëtare arsimore dhe hulumtuese me tërheqjen e studentëve dhe pedagogëve si nga vendet fqinje, ashtu dhe nga shtetet e largëta. Tema e dytë është logjistika. Ekaterinburgu duhet të shndërrohet në një qendër përqendruese, nyje transporti ndër-rajonale për vendet evropiane dhe aziatike. Dhe kjo është një pjesë e rëndësishme e "Intelekti Global" ("Global Mind"). E treta - pjesa industriale. Në Ekaterinburg do të zbatohen projektet e kompanive globale ndërkombëtare, duke përfshirë ato që lidhen me industrinë e avionëve, ky është prodhimi i titanit për "Boeing" dhe prodhuesit e tjerë të aeroplanëve. Këto janë projektet në sektorin e energjetikës, projektet në fushën e teknologjisë mjekësore.

Laurent Brayard: Për sa i përket ekonomisë, duhet të theksohet se Rusia ndjehet e sigurt në kushtet e krizës globale. Është plotësisht e mundur që Expo 2020 jo vetëm t’i shërbejë prezantimit të botës me rajonin jo fort të njohur deri tani të Rusisë, por dhe të demonstrojë modelin rus të stabilitetit ekonomik e financiar dhe mirëqenies?

Arkadi Dvorkoviç: Unë mendoj se gjatë zhvillimit të aktiviteteve të tilla kaq të mëdha gjithmonë ndodh fokusimi i vëmendjes në objektet tona më prioritare për investime dhe, natyrisht, ne do të mund të përqëndrojmë ato burime që disponojmë në ato projekte që do t’i shërbejnë zhvillimit të rajonit dhe lidhjes së tij me rajone të tjera të vendit. Kurse investimet në infrastrukturë do të jenë një faktor sulementar i rritjes ekonomike.

Laurent Brayard: Rusia tani po vë në jetë idenë e krijimit të hapësirës unike ekonomike euroaziatike. A mendoni ju se mund të tërhiqet një paralele mes EvrAzES (The Eurasian Economic Community) dhe asaj hapësire që lindi më 25 mars 1957 si rezultat i Traktatit të Romës?

Arkadi Dvorkoviç: Sigurisht, ne jemi duke ndërtuar edhe Bashkimin Doganor, edhe hapësirën akoma më të gjerë ekonomike euroaziatike, Bashkimin Euroaziatik në bazë të parimeve universale, mbi të cilat janë ndërtuar aleanca të tilla, para së gjithash, formimi i hapësirës së përbashkët doganore, pastaj i hapësirës në të cilën të mund të lëvizin pa barriera njerëzit, kapitalet, ku të veprojnë standardet unike, kërkesat e përbashkëta të rregullave teknike. Ku, në fund të fundit, harmonizohet legjislacioni ekonomik. Dhe këtu ne nuk jemi duke shpikur, si i thonë fjalës, biçikletën, por veprojmë duke u bazuar pikërisht në mësimet kryesore të nxjerra nga analizimi i përvojës ndërkombëtare, duke përfshirë edhe përvojën e BE-së. Veçoria e projektit tonë konsiston në vetë faktin se ai është shumë më i gjerë e më ambicioz, i cili do të lejojë - në rastin e krijimit të lidhjeve të ngushta me Bashkimin Evropian - të krijohet hapësira unike me shtrirje nga Atlantiku e deri në Oqeanin Paqësor. Prandaj ne jemi të interesuar në formimin e Bashkimit Euroaziatik dhe në formimin e një hapësire unike me Bashkimin Evropian. Pikërisht ky dhe është tipari kryesor dallues i projektit aktual.

Laurent Brayard: Kriza e Eurozonës në mënyrë evidentente pati asnjë ndikim, efekt të qenësishëm mbi situatën në Rusi. Rubla po i përballon me dinjitet tronditjet evropiane, duke demonstruar stabilitet. Çfarë mekanizmash të sistemit financiar rus ndihmuan për të siguruar këtë stabilitet? A do të mund të bëhet rubla ruse një monedhë rezervë? Është e mundur të imagjinohet që në të ardhmen Bashkimi Doganor të ketë valutën e vet unike?

Arkadi Dvorkoviç: Së pari, ne besojmë se nuk ka krizë të euros. Ekziston aktualisht kriza e borxhit bankar në Evropë, kurse euro është një monedhë atraktive dhe e qëndrueshme. Dhe ne na gëzon pa masë ky fakt, sepse na lejon që të bashkëpunojmë në mënyrë më të besueshme me BE-në dhe të diversifikojmë rrezikun. Së dyti, rubla është bërë me të vërtetë më e qëndrueshme, dhe mbi të gjitha, nga vetë fakti se kemi një politikë fiskale konservative, ne kemi rregulla mjaft strikte që rregullojnë funksionimin e sistemit bankar. Banka Qendrore vepron gjithmonë si një rregullator i pavarur financiar dhe veprimet e saj janë të drejtuara për të siguruar pikërisht stabilitetin financiar. Përveç kësaj, ne arritëm të ruajmë një ritëm të mirë të rritjes ekonomike - rreth 4% në vit. Kjo lejon rritjen gjatë gjithë kohës të kërkesës për monedhën tonë - rublën. Edhe pse daljet, rrjedhjet e kapitalit nga vendi rezultojnë të qenësishme dhe janë një faktor negativ për monedhën tonë. E rëndësishme për ne është tani që në të ardhmen të përmirësojmë klimën e investimeve, me qëllim që ta bëjmë rublën tërheqëse jo vetëm për ata që jetojnë në Rusi, por edhe për investitorët ndërkombëtarë. Kjo është një detyrë fort e ndërlikuar, madje sfidë, duhet thënë, por që mund të realizohet megjithatë. Dhe projekti i krijimit të qendrës ndërkombëtare financiare, privatizimit të kompanive të mëdha, zhvillimit të tregtimit në bursa të burimeve të energjisë - të gjithë këta janë faktorët që mund ta bëjnë rublën një monedhë rezervë rajonale. Unë nuk e di nëse do të ketë një monedhë të përbashkët Bashkimi Doganor apo Bashkimi Euroaziatik, diskutimet në lidhje me këtë po vazhdojnë tashmë që prej kohësh. Ekzistojnë edhe përparësi, por ka edhe rreziqe që lidhen me këtë. Unë mendoj se kur të vijë koha, të gjithë do të vihen në dijeni për këtë. Tani për tani vendime të tilla nuk ka.