Shkas për demonstratat, që pritet të zhvillohen së shpejti, u bë vendimi i Presidentit Mohammed Mursi, i cili ditën e enjte bëri publike deklaratën e re kushtetuese, duke i atribuar vetes me këtë plotfuqishmëri ekskluzive. Tani ai mund të miratojë çdo lloj dekreti të nevojshëm për mbrojtjen e revolucionit. Për më tepër se kaq, dokumentet e nënshkruara prej tij nuk mund t'i nënshtrohen apelimit.

0Opozita tashmë deklaroi se Mohammed Mursi e shpalli veten "Faraon të ri". "Kjo është një përpjekje për grusht shteti dhe synim për të monopolizuar të tre degët e pushtetit në vend", deklaruan liderët e opozitës.