Shirat me rrebesh dhe erërat e forta shkaktuan përmbytje në Britaninë e Madhe, një person humbi jetën. Kjo është njoftuar nga mediat lokale.

Të enjten shërbimet e shpëtimit të Mbretërisë së Bashkuar evakuuan rreth 100 persona. Më shumë se gjithë të tjerët nga pasojat e përmbytjes u prekën banorët e jugut të Uellsit, të periferisë së Londrës dhe të disa rajoneve të Skocisë. Të paktën 3.000 shtëpi në rajone të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar kanë mbetur pa energji elektrike. Sipas të dhënave të shërbimeve meteorologjike britanike moti sot në Britaninë e Madhe do të përmirësohet.