Seanca e parë plenare e samitit të krizës të BE-së, e cila filloi me vonesë gati tre orë, zgjati vetëm një orë e gjysëm. Puna e forumit do të rifillojë në mëngjes, njoftoi Presidenti i BE-së Herman Van Rompuy. Duke hapur takimin, ai deklaroi se "samiti premton të jetë i gjatë dhe i vështirë".

0Ai paraqiti një projekt kompromisi të dokumentit. Pikësynimi i tij kryesor është reduktimi i vëllimit të buxhetit të ri me 75 miliardë euro (deri në 973 miliardë) në krahasim me atë, që u përpunua nga Komisioni Europian. Një sërë vendesh i konsiderojnë këto masa të pamjaftueshme, të tjera janë të bindura se ato janë të tepërta.