0Ndërsa në Serbi e quajtën këtë edhe një tjetër fyerje për vendin dhe për ata persona, të cilët Ante Gotovina dhe njerëzit e tij i kanë vrarë dhe dëbuar me dhunë në gusht të vitit 1995.

Ish Prokurorja e Përgjithshme e ICTY, Karla Del Ponte, e cila vështirë se mund të quhet mike e madhe e serbëve, menjëherë pas lirimit të Ante Gotovina dhe Mlladen Markaç në një intervistë me "Blitz" serb deklaroi si vijon:

- Unë jam e shokuar dhe tejet e habitur. Është e pabesueshme se kjo ka ndodhur fill pasi Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë e dënoi Ante Gotovina me 24 vjet burg. Unë nuk mund të pajtohem kurrsesi me vendimin e gjykatësit kryesues Theodor Meron. Shprehem solidare me popullin e Serbisë, me viktimat dhe të gjithë ata që e pësuan keq nga operacioni “Stuhia". Gjykata dispononte të gjitha provat e fajësisë së gjeneralëve kroatë, por Gjykata nuk ia vuri veshin atyre dhe ka marrë një vendim shumë të diskutueshëm.

Në atë kohë unë kam punuar në Ballkan dhe, së bashku me ekipin e xhirimit të programit rus "Vremia", u bëra dëshmitar okular i operacionit "Stuhia", thotë gazetari rus Konstantin Kaçalin. - Ne i ramë kryq e tërthor tërë Krajinës Serbe dhe kemi parë me sytë tanë shtëpitë e djegura të serbëve, fshatra të plaçkitur dhe të zbrazur. Kjo pamje e llahtarshme shoqërohej me erën e tmerrshme, të neveritshme të vdekjes. Në Knin, ku triumfatorët gjysmë të dehur kremtonin fitoren, ne u gjendëm në selinë e shtabit ushtarak dhe atje unë u takova për herë të parë me Ante Gotovina, i cili komandonte Korpusin e Kninit. Gjenerali refuzoi të intervistohej dhe urdhëroi vartësit e tij të largonin sa shpejt që të jetë e mundur dëshmitarët e paduhur nga qyteti. Pasi pa të gjithë materialin e xhiruar prej nesh gjatë rrugës për në Knin, shefi i shërbimit të inteligjencës lokale e detyroi operatorin tonë Vladimir Gollovnja të fshijë një pjesë të video-materialit. Sepse nuk ia kishte aspak ënda ushtarakëve kroatë që në Rusi të shihnin bëmat e duarve të tyre gjatë operacionit "Stuhia". Sipas vlerësimeve të ndryshme, për katër ditët e operacionit "Stuhia" kroatët kanë dëbuar nga Republika e Krajinës Serbe 200-250 mijë serbë. Disa mijëra serbë të tjerë u vranë apo humbën pa lënë gjurmë.

Më 17 nëntor Ante Gotovina në intervistën e vet dhënë gazetës beogradase "Kurir" u bëri thirrje të gjithë atyre, që ai pat dëbuar nga shtëpitë e veta në gusht të vitit 1995, për t'u kthyer në Kroaci. Vërtetë, gjatë kësaj, gjenerali nuk tha se në çfarë gjendje është aktualisht pasuria e pothuajse dyqind mijë refugjatëve, se kush do ta paguajnë zhvendosjen e tyre në vatrat e veta dhe kompensimin për dëmin fizik e moral. Presidenti kroat, Kryeministri, Parlamenti? Sepse thesari i shtetit është pothuajse bosh. Apo të hollat për këtë operacion do t’i japë BE-ja?

0Në Hagë po nuk munden ta perceptojnë dot kurrsesi se në Ballkan ekziston një kujtesë kohëgjatë historike. Fyerjet dhe krime këtu nuk është bërë zakon të falen. Kurse bumerangu, i lëshuar në nëntor nga ICTY, mund të godasë pikërisht ata që nuk duan ose nuk mund të gjejnë dot të vërtetën në lidhje me ngjarjet, të cilat tronditën ish-Jugosllavinë në vitet ‘90 të shekullit të kaluar.