Të paktën 40 persona u plagosën nga shpërthimi i organizuar nga një terrorist kamikaze në lindje të Afganistanit. Sipas disa të dhënave, janë vrarë dy persona. Midis të lënduarve ka gra dhe fëmijë.

Sipas njoftimeve të përfaqësuesit të provincës Vardak, shpërthimi gjëmoi në rrugën ku lokalizohet qendra koordinative e NATO-s dhe ushtarakëve afganë.

0Përgjegjësinë për shpërthimin në fjalë e morri mbi vete lëvizja “Taleban”.