Një nga prodhimet më të fundit të "Byrosë së konstruksionit" (Tula) - kompleksi i lëvizshëm artilerik raketor "Pancir-C1" u pranua në radhët e armatimeve të Ushtrisë ruse.

Aktualisht në kompani po punohet për plotësimin e menjëhershëm të disa porosive lidhur me prodhimin e kompleksit të lëvizshëm artilerik raketor "Pancir-C1" si për Forcat e Armatosura të Rusisë, ashtu edhe për klientë të huaj.

Kompleksi i lëvizshëm artilerik raketor "Pancir-C1" është projektuar për luftimet kundër avionëve, helikopterëve dhe avionëve pa pilot (drones).