Më 15 dhjetor opozita mund të zhvillojë një protestë masive me titull "Marshi i Lirisë" në Moskë.

Aktivitetin vendosën ta riemërtonin nga "Marshi i milionëve" në "Marshin e Lirisë" – opozita tashmë nuk shpreson tek një pjesëmarrje prej një milion personash. Protesta do të zhvillohet në formën e marshimit. Opozita vendosi të hiqte dorë nga mitingu përmbyllës.

Slloganet kryesore të protestës do të jenë: "Liria e zgjedhjes!" "Liria e fjalës" dhe "Liri për të burgosurit politik".

Vendimi përfundimtar duhet të merret në mbledhjen e Këshillit Koordinues të opozitës më 24 nëntor.